Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Takime intensive për realizimin konkret të marrëveshjes Kosovë-Turqi në shëndetësi

Në këtë kuadër, ky delegacion është pritur sot nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi.

Ministri Gashi ka theksuar se marrëveshja i ka hapur rrugë një bashkëpunimi konkret midis dy shteteve, ndërsa ka theksuar se nevojat e Kosovës në këtë fazë janë që ekspertët turq të ndihmojnë kolegët e tyre kosovarë në fushën e Radioterapisë, Onkologjisë, Kardiokirurgjisë, Kardiologjisë Invazive dhe Neurokirurgjisë.

Palët në këtë takim janë pajtuar që bashkëpunimi i mëtejme të shkoj përmes kontakteve të drejtpërdrejta midis ekipeve profesionale nga Turqia e Kosovë për fushat e veçanta të bashkëpunimit, i cili pritet të startojë në lëmitë deficitare mjekësore në Kosovë.

Delegacioni turk, do të njihet gjatë vizitës në Kosovë me nevojat konkrete të qendrave shëndetësore të Kosovës dhe ditëve që vijnë, ekipet e ekspertëve do ta materializojnë bashkëpunimin në shëndetësi.