Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Takimi i Grupit punues për përpilimin e planeve të veprimit të dokumenteve strategjike

Prishtinë, 08 maj 2015

Me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të procesit të monitorimit dhe vlerësimit, Ministria e Shëndetësisë qysh më parë ka formuar strukturën e veçantë për këtë qëllim në kuadër të Departamentit për zhvillim strategjik, Divizionin për monitorim dhe vlerësim. Kohëve të fundit, për të fuqizuar këtë proces, MSh ka themeluar grup të veçantë punues për përpilimin e planeve të veprimit të dokumenteve strategjike, si bazë për të krijuar një sistem të mirëfilltë të monitorimit dhe vlerësimit.

Ky grup punues sot mbajti takimin e radhës, ku përveç finalizimit të termave të referencës, u diskutua edhe drafti i planit të punës së grupit dhe u përcaktuan afatet kohore për aktivitetet e grupit punues deri në fund të këtij viti. Në periudhën në vazhdim, grupi do të përpilojë indikatorët e ri në kornizën logjike për objektivat dhe rezultatet e SSSh-së, sipas kritereve që mundësojnë monitorim dhe vlerësim të thukët. Duke reflektuar vullnetin e përgjithshëm në MSh, ky grup ka shprehur përkushtim të skajshëm që të vejë themelet e një sistemi monitorues modern me formularë, mjete dhe procese të definuara qartë, që garanton një monitorim dhe vlerësim mjaft të sofistikuar.