Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Telekonferencë lidhur me Gripin A H1N1

Në këtë telekonferencë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore të Kosovës, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it dhe të Bankës Botërore,  ekspertë të kësaj të fundit për Strategji të komunikimit nga vende të ndryshme si Gary Fin, Amy Evans, Satya Sarkar, etj, kanë shpjeguar format më të mira të komunikimit në situate të rrezikut të lartë dhe të pandemisë së Gripit AH1N1.

Pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Serbia, Kraocia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Italia, Uzbekistani, Ukraina, Gjeorgjia, Bellorusia, Moldavia, Rusia, Kazakistani, Azerbajxhani, etj., kanë këmbyer përvojat e tyre dhe kanë ngritur çështje me interes për komunikimin në situate të pandemisë.