Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Telemjekësia lidh virtualisht Kosovën e Shqipërinë

Finalizimi i 6 qendrave të para të Telemjekësisë në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Vlorë dhe Berat) është financuar nga USAID Albania, dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe implementuar nga IVEH.

Me rastin e këtij inaugurimi në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës (QKT) është realizuar  lidhja e parë e drejtpërdrejt mes 7 qendrave të Telemjekësisë në Kosovë ( Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Skënderaj) me 6 qendrat e Telemjekësisë në Shqipëri, (Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Berat) dhe me Universitetin e Arizonës në SHBA.
 
Komunikimi midis qendrave ka qenë live dhe nga pjesëmarrësit e kësaj ceremonie virtuale, u vlerësuar se hapja e qendrave të Telemjekësisë në Shqipëri mundëson që të bëhet integrimi virtual midis Kosovës e Shqipërisë në fushën e shkencës së mjekësisë.