Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Tetori –Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Në mbështetje të grave me kancer të gjirit dhe në kuadër të muajit tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, për simbolikë, është ndriçuar sonte me ngjyrën rozë.

Kjo iniciativë është realizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë, Zyrës së Koordinatorit të ekipeve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe UNFPA-së.

MSh inkurajon gratë në Kosovë që përveç vet-kontrollit të shfrytëzojnë mundësinë e parë për të kryer mamografi dhe ekzaminime të tjera për të zbuluar kancerin në faza sa më të hershme me qëllim të luftimit me sukses të tij.

Parandalimi përmes zbulimit të hershëm e rrit suksesin e mjekimit dhe shkallën e mbijetesës nga kjo sëmundje te gratë.

 

Zbulimi i hershëm-Mbijetesë!

Bashkë kundër kancerit të gjirit!