Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Tolaj priti përfaqësuesit e Universitetit turk ”Trakya”

Prishtinë, 08. 12. 2010

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, u takua me përfaqësuesit e Universitetit “Trakya” të Republikës së Turqisë, me rektorin Prof. dr. Enver Duran dhe Prof.dr. Hilmi IBar, Dekan i fakulltetit të Edukimit në këtë universitet i cili është njëkohësisht edhe Drejtor për Marrëdhënje Ndërkombëtare në kuadër të këtij universiteti.

 Në këtë takim u bisedua për implementim të Marrëveshjes ndërshtetërore të bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Dr. Tolaj dhe profesorët e universitetit turk biseduan për rrjedhën e trajnimit të tridhjetë e gjashtë profesionistëve shëndetësor nga Kosova (gjinekologë, pediatër, citologë, infermierë dhe mami) që kanë qëndruar  në Republikën e Turqisë në një  trajnim profesional njëmujor në spitalet e këtij shteti. Ky trajnim një mujor i profesionistëve nga Kosova është realizuar në kuadër të Programit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional.

Rektori i Universitetit u shpreh i gatshëm që të përkrahë projektet për trajnim të stafit mjekësor kosovar në ngritje të shkathtësive dhe kapaciteteve profesionale.