Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Tolaj takoi drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim me OBSh-në për Tuberkuloz

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar i Përhershëm, në Ministrinë e Shëndetësisë  u takua sot me Prof. Giovanni Battista Migliori, Drejtor i Qendrës për Bashkëpunim me OBSH-në për Tuberkuloz dhe sëmundje të mushkërive nga “Fondazione S. Maugeri, Care and Research Institute”-Itali.
Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i OBSH-së në Prishtinë, dr. Skënder Syla.
Prof. Migliori po qëndron në Kosovë në një mision 5 ditor në cilësinë e ekspertit të OBSh-së, i angazhuar nga Zyra Regjionale e OBSh-së në Prishtinë për të përkrahur Programin Kombëtar për TB në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, prof. Migliori do të  punojë në konsultim të afërt me menaxheren kombëtare për TB në MSH dhe Grupin e ngushtë të ekspertëve, do të ndihmojë në procesin e hartimit dhe finalizimit të Strategjisë Kombëtare për TB 2011 -2015, të revidojë udhëzuesit e Programit Kombëtar për TB dhe të hartojë verzionin e përditësuar, duke u bazuar në Strategjinë  Globale “Stop TB”.