Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Trajnim për Gripin A H1N1 nga Banka Botërore

Nga Prishtina, sesioni është drejtuar nga Nedim Jaganjac, specialist i lartë i shëndetit nga Banka Botërore, ndërsa udhëheqës nga Britania i sesionit ka qenë Kevin Rooney, specialist në Anesteziologji dhe mjekimin intensive në Royal Alexandra Hospital në Paisley-Skoci. Gjatë sesionit, lidhje e debate janë bërë edhe me Shqipërinë, Kroacinë, Bosnjë Hercegovinën , Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë e Turqinë.

Pjesëmarrës nga Qendra Emergjente dhe Klinika Infektive e QKUK-së, kanë trajtuar së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë katër tema kryesore: menaxhimin klinik të rasteve me H1N1, gatishmërinë e spitaleve, , ndikimi në shëndetin animal, komunikimi dhe komunikimi dhe zbutja e rrezikut.

Një sesion tjetër do të mbahet edhe nesër, ndërsa kjo po zhvillohet në kuadër të një misioni të Bankës Botërore,k i cili po qëndron në Kosovë për disa ditë për të mbikëqyrë situatën rreth kontrollit të Gripit A H1N1 dhe përgjigjen ndaj pandemisë.