Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Tridhjetë e tre mjekë të rinj nisën specializimin në Mjekësi Familjare

Në ceremoninë e mbajtur në Qendrën Kryesore të Zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, sukses në programin e shkollimit specialistik atyre u dëshiroi  Ministri i Shëndetësisë, Prof. Dr. Ferid Agani.

Ministri Agani theksoi me këtë rast rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve profesionale në Kujdesin Parësor Shëndetësor si gurthemel i sistemit shëndetësor të vendit.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë do ta përkrah zhvillimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor, ndërsa grupi i ri i specializantëve, do jenë pjesë e shërbimit shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe do të jetë sa më afër me këto shërbime për popullatën.