Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

TUSID ndan mirënjohje për Ministrin Agani

Prishtinë, 15 maj 2014

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, priti sot përfaqësuesit e shoqatës së punëtorëve shëndetësorë të turqve të Kosovës që mbështet  edhe jetën e shëndoshë “TUSID”.

Në takim u bisedua për shëndetësinë kosovare në përgjithësi, e në veçanti për reformën shëndetësore që është bërë gjatë mandatit të ministrit Agani.

Në këtë takim, nga shoqata “TUSID” ministrit Agani iu nda një mirënjohje për punën që ka bërë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në përmirësimin e shëndetësisë me reformën shëndetësore, që ka sjellë në sektorin e shëndetësisë, në punësimin e kuadrove profesionale shëndetësore si dhe përpjekjet e vazhdueshme në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, kuadrit profesional dhe avancimin e të drejtave të pacientëve.