Vetëm duke gëzuar shëndet të mirë, duke u kujdesuar për veten, gratë dhe burrat mund të shpalosin potencialin tonë të plotë, në përmbushje të misionit tonë për kujdesin ndaj familjes dhe për zhvillimin e shoqërisë dhe të shtetit.
Sot, U. d. Ministrja Dafina Gexha -Bunjaku ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, për të shprehur mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të prekurit nga kanceri i gjirit, veçanërisht mundësimin e zbulimit të hershëm përmes mamografisë dhe ekzaminimeve të tjera në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.
Bashkëpunimi dhe ndërveprimi multidimensional mbeten arma jonë e përbashkët në përballjen kundër kancerit në përgjithësi dhe në mënyrë specifike kundër kancerit të gjirit.