Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

U.D Ministrja Gexha- Bunjaku, priti në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren znj. Heleni Vakali

Dr. Dafina Gexha – Bunjaku, U.D Ministre e Shëndetësisë, priti në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit te  deritanishëm në shëndetësi dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

U.D Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunim ku në ditët në vijim do të nënshkruhet edhe memorandumi i bashkëpunimit për mjekësinë fetale mes Kosovës, Greqisë dhe Fondacionit të Mjekësisë Fetale në Londër, me ç ‘rast profesionist shëndetësor nga ShSKUK do të përfitojnë program trajnimi njëvjeçar.

Gjithashtu në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera të shëndetësisë në mes dy vendeve.