Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

U mbajt Konferencë Vendore për Shërbimet Profesionale në Gjinekologji Obstetrikë dhe Neonatologji si gurthemel i reformimit te sistemit shendetesor

Prishtinë 10 dhjetor 2014

Fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë,” partner implementues i Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, përmes fondeve të projektit të përbashkët “Partneriteti për përmirësimin e Shëndetit të Grave dhe Fëmijëve në Kosovë” (UNFPA, UNICEF dhe OBSH), të financuar nga Qeveria e Luksemburgut, me datë 8 dhjetor 2014, mbajti konferencën vendore për Shërbimet Profesionale ne Gjinekologji, Obstetrikë dhe Neonatologji në Prishtinë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë z. Ferid Agani, paraqiti rëndësinë e themelimit të Shërbimeve Profesionale, të cilësuara si gurthemel i reformimit të sistemit shëndetësor në Kosovë dhe potencoi rolin e rëndësishëm të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë në zhvillimin e programeve shëndetësore dhe ndihmën ofruar këtyre klinikave.

Në këtë konferenë u paraqitën të gjeturat preliminare të:

  1. Vlerësimit të nevojave të resurseve humane në përputhje me konceptin e Shërbimeve Profesionale në lëmin e Gjinekologjisë, Obstetrikës dhe Neonatologjisë.
  2. Inventarizimit të aparaturave dhe
  3. Hartimit të dokument rekomandimit për Ministrinë e Shëndetësisë, për themelimin dhe zhvillimin e Shërbimeve Profesionale në Gjinekologji, Obstetrikë dhe Neonatologji, aktivitete këto të projektit të përbashkët të implementuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Ministri në detyrë i Shëndetësisë z. Ferid Agani, përfaqësues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Kosovë, përfaqësues nga UNFPA , drejtorë nga Klinika e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë, drejtorë të institucioneve shëndetësore sekondare dhe primare, si dhe profesionistë të tjerë shëndetësore, kryesisht të fushës së Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë nga e gjithë Kosova.