Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

U mbajt takimi për Gripin e virusit A (H1N1), situata është plotësisht nën kontroll

Në takim u vlerësua se aktualisht Kosova posedon medikamente të mjaftueshme të ilaçit Tamiflu, por është kërkuar që ky ilaç të përshkruhet ekskluzivisht nga infektologët.
Ishte konstatim i përbashkët se masat e ndërmarra në pikat kalimtare në kufi dhe në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, pavarësisht interpretimeve të ndryshme, janë në përputhshmëri absolute me rekomandimet e OBSh-së, dhe se autoritetet shëndetësore në vend, nuk kanë lënë pa ndërmarrë ndonjërën prej këtyre masave që i ka rekomanduar kjo organizatë.
Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i OBSh-së në Prishtinë, drejtori i Aeroportit të Prishtinës dhe përfaqësues edhe të institucioneve të tjera që janë pjesë e planit të përbashkët të veprimit kundër gripit.
Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë për media, ku Ministri Alush Gashi, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani dhe drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.