Prishtinë, 3 qershor 2014
Komisioni Qendror Zgjedhor për Odën e Farmacistëve të Kosovës mbajti sot takimin e tij të radhës në të cilin vlerësoi se zgjedhjet për anëtarët e Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të cilat u mbajtën të hënën në shtatë njësi zgjedhore në vend: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, ishin të suksesshme dhe korrekte.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte në shkallën 51.7 për qind.
Në këto zgjedhje, janë zgjedhur 57 anëtarët e Kuvendit të Odës së Farmacistëve, i cili do të mbahet brenda 30 ditësh.
Rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh.rks-gov.net