Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

U miratua Statuti i ri i QKUK-së

Pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për shqyrtimin e propozimit për Statutin e ri të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ka nënshkruar sot statutin e ri të kësaj qendre si dokument themelor të institucionit më të rëndësishëm të nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor në vend.

Miratimit të Statutit të QKUK-së, i parapriu procesi demokratik i konsultimeve, i cili u vlerësua lart nga të gjithë anëtarët e Këshillit Konsultativ, duke e konsideruar si bazë tejet të mirë për vazhdimin e proceseve reformuese në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këshilli Konsultativ përbëhej nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fakulteti i Mjekësisë i UP-së dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.