Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

U nënshkrua Protokolli për trajtimin e fëmijëve me plumb në gjak

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj qarkoreje është informimi iinstitucioneve shëndetësore: Klinikës së Pediatrisë të QKUK, SpitalitRegjional në Mitrovicë, QKMF në Mitrovicё, IKSHPK-së dhe InstituteveRajonale për Protokollin e trajtimit me DMSA të fëmijëve me nivele tëlarta të Plumbit (Pb) në gjak.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tha sesot po vihet në zbatim protokolli i cili rregullon dhe udhëzon trajtimin e helmimit me plumb me terapi kelatinizuese – me DMSA.

“Rëndësia e këtij veprimi rregullativ është e shumëfishtë dheshumë-dimensionale.  Së pari është në shërbim të një popullate shumëvulnerabile, të fëmijëve veçanërisht të fëmijëve të komunitetit RAE,komunitet i cili që shumë kohë ballafaqohet me deprimime të shumëfishta, varfëri, ekskluzion dhe qasje të kufizuar në shërbime shëndetësore.  Së dyti, shënon marrjen e iniciativës nga Ministria e Shëndetësisë dherrumbullakson një proces të tejzgjatur, që ka shterrur shumë investimepër të ardhur deri këtu, proces i cili ka zgjatur që nga viti 2006,kurse MSH ka marrë iniciativën dhe ka përmbyllur procesin për një muaj e gjysmë”, tha dr. Tolaj.

Ai theksoi se me angazhim të bashkërenditur të institucioneve tëRepublikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, USAID, BashkësiaEvropiane, OBSH, CDC, donatorët e ndryshëm, OJQ-të mund të bëjnë mëshumë dhe më mirë për të përkrah gjithëpërfshirjen e komunitetit RAE nëKosovën e re.

Pas nënshkrimit të Qarkores, pjesëmarrësit në nënhkrimin e saj, kanëvizituar edhe lagjen e romëve në pjesën jugore të Mitrovicës, e pastajedhe Spitalin rajonal të Mitrovicës, ku janë parë kapacitetetinfrastrukturore të ëktij spitali dhe kushtet në të cilat punohet.

Nëlagjen e romëve

 

NëSpitalin Rajonal të Mitrovicës