Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

U publikua Libri i Xhepit “Kujdesi spitalor për fëmijë”

Prishtinë, 22 prill 2016

Organizata Botërore e Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë publikuan sot Librin e Xhepit “Kujdesi spitalor për fëmijë”, i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i përshtatur për kontekstin kosovar nga grupi i ekspertëve vendor të pediatrisë.

Ky publikim u bë në fund punëtorisë katër-ditore të OBSh-së mbi përdorimin/aplikimin e Librit të Xhepit “Kujdesi spitalor për fëmijë”, e cila kishte për qëllim të rishqyrtojë cilësinë e kujdesit për fëmijë në Kosovë duke u bazuar në rezultatet e dy raundeve të deritanishme të vlerësimit të cilësisë.

Ministri Imet Rrahmani tha se është i entuziazmuar me përkushtimin që kanë treguar profesionistët që kanë marrë pjesë në këtë punëtori që ka edhe rezultat konkret, ndërkohë që theksoi se shëndeti i nënës dhe fëmijës mbeten prioritet mbi prioritete për MSh-në. Ai  e vlerësoi progresin e shënuar në shërbimet pediatrike brenda gjashtë mujorit të fundit që ka rezultuar edhe në të gjeturat e grupit vlerësues, ndërkohë që tha se sigurimei i pajisve të reja për spitalet që ofrojnë shërbime pediatrike, është një prej komponentave edhe në projektin e Bankës Botërore për shëndetësinë në Kosoëv.

Eksperti i OBSh-së nga Kopenhaga, dr. Martin Ëeber tha se mesazhi i nxjerrë nga punëtoria është puna ekipore, ndërsa adaptimi i standardeve të kujdesit shëndetësor që i përmban libri i xhepit është hapi i ardhshëm në fuqizimin e këtyre shërbimeve.

Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se bazuar në ato që janë dëshmuar në punëtori, ekzistojnë të gjitha kushetet për avansimin e shërbimeve pediatrike, derisa theksoi Programin e Zgjeruar të Imunizimit në Kosovë si sukses konkret në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së fëmijëve në Kosovë.

Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë tha se mësimi i nxjerrë nga punëtoria është se profesionistët treguan bashkëpunim të mirë me OBSh-në, MSH-në dhe u fokusuan në angazhimin e potencialeve për një qasje të re që do të jep rezultatet për shëndetin e fëmijëve në Kosovë.

Me kontributin e tyre në panel, në këtë publikim kanë kontribuar edhe Dr. Sadik Llullaku (SHSKUK), Ramush Bejiqi (QKUK), Merita Vuthaj e Fetije Huruglica (MSH), si dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Ndërkohë, raportin lidhur me të gjeturat në kujdesin spitalor pediatrik, e ka prezantuar dr. Merita Stavileci nga Klinika e Pediatrisë, udhëheqëse e Grupit punues vlerësues të këtyre shërbimeve.

Shefi i OBSH-së për Kosovë, Skënder Syla ndërkaq, tha se autoritetet shëndetësore kosovare do ta kenë përkrahjen e OBSH-së për arritjen e standardeve të nevojshme në kujdesin shëndetësor pediatrik spitalor për trajtimin e pacientëve.

Punëtoria e përfunduar, gjithashtu kishte për qëllim të prezantojë udhërrëfyesit klinik të OBSh-së të përfshirë në Librin e Xhepit “Kujdesi spitalor për fëmijë”, përfshirë TVTE (Triazhimin, Vlerësimin dhe Trajtimin Emergjent) dhe trajnimin e mbikëqyrësve kombëtarë mbi mënyrën e të mësuarit të punëtorëve shëndetësorë si t’i përdorin këta udhërrëfyes në praktikën e tyre të përditshme klinike; të Sigurojnë një përmbledhje mbi mbikëqyrjen përkrahëse dhe të diskutojnë metodologjinë e mundshme për mbikëqyrjen përkrahëse përfshirë vet-vlerësimin dhe rishqyrtimin e dosjeve mjekësore; dhe të diskutojë pengesat për përmirësimin e cilësisë së kujdesit spitalor për fëmijë dhe përcaktimin e një numri veprimesh për vitet e ardhshme për aktivitetet e përmirësimit të cilësisë.