Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

UD Ministrja Gexha Bunjaku në takim virtual me Ministrat e Shëndetësisë të BE dhe Ballkanit Përendimor

U.d. Ministrja e Shëndetësisë dr. Dafina Gexha Bunjaku ka marrë pjesë sot në takimin virtual joformal të Ministrave të Shëndetësisë të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Përendimor.
Takimi ishte i përqëndruar në përpjekjet për zgjidhje të përbashkëta për të rritur qasjen dhe disponueshmërinë në barna dhe materiale mjekësore dhe për të përmirësuar gatishmërinë dhe reagimin ndaj krizave shëndetësore ndërkufitare.Ndërkaq u trajtua dhe sfida aktuale e vaksinimit kundër Covid-19.
Republika e Kosovës po përballet me një situatë të qetë epidemiologjike dhe ka ndërmarrur hapa të shpejtë në vaksinimin e qytetarëve, duke arritur kështu nivele të larta të vaksinimit të plotë të të qytetarëve, dhe ka administruar vetëm vaksina të regjistruara në EMA dhe FDA.