Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

UNFPA rekomandon veprime urgjente për parandalimin e rritjes e pabarazive shëndetësore

Qëllimi i këtij takimi, në të cilin Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, e ka përfaqësuar Sekretari i Përgjithshëm, dr. Ilir Tolaj, ishte shqyrtimi i faktorëve themelor të pabarazive shëndetësore në rajon me fokus të veçantë te romët, të rinjtë në nevojë, emigrantët dhe refugjatët.
Në këtë takim, është diskutuar edhe për rrugët e forcimit të sistemeve shëndetësore për të adresuar këto çështje ashtu që të përmbushen të drejtat e kategorive me nevojë, të sigurohet mbrojtja shëndetësore për nënat dhe fëmijët, shëndeti riprodhues, etj.
Thea Fierens, Drejtoreshë Rajonale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ka thënë se gjendja shëndetësore është përmirësuar për shumë njerëz, por ka ende shumë femra në rajon që nuk mund të sigurojnë dhe të kenë qasje në shërbime kualitative shëndetësore të kujdesit riprodhues, ka gra që vdesin në lindje dhe të rinjtë që nuk mund të kenë qasje në shërbimet themelore shëndetësore”.
Ajo ka thënë se pabarazia shëndetësore ka një rritje të konsiderueshme në shumicën e vendeve në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore gjatë dy dekadave të fundit.  “Veprim urgjent është i nevojshëm për të parandaluar më tej të rriten e dallimeve dhe pabarazive në shëndetësi”, ka tërhequr vërejtjen Fierenes.
Pas përfundimit të takimit një raport me  rekomandime të bazuara në dëshmi do t’u shpërndahet të gjithë aktorëve dhe të vendeve në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore përmes UNFPA ,zyrave të shteteve dhe organizatave partnere.