Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Urgjenca e Prishtinës përfiton donacion mbi 16 mijë euro nga OBSH

Dr. Lulzim Çela, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka falënderuar donatorët dhe mbështetësit e shëndetësisë kosovare, duke theksuar faktin se pajisjet e reja dhe zhvillimi edhe i kapaciteteve të tjera, do të mundësojnë që të zbatohen objektivat e parashtruar në Strategjinë e zhvillimit të sektorit shëndetësor në Kosovë.

Pierre Weber, përfaqësues i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, ka uruar stafin mjekësor të Qendrës së Urgjencës Mjekësore të kryeqytetit dhe ka shprehur besimin për përdorim efikas të donacionit në funksion të përparimit të shëndetit.

Kurse, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente, dr. Haki Dragusha, ka theksuar se punonjësit e kësaj qendre, që janë 83, do të jene mirënjohës për ndihmën dhe do të punojnë që qytetarët të gëzojnë shërbimet mjekësore që i meritojnë.

Ky donacion me pajisje për trajnim dhe intervenime urgjente para-spitalore është mundësuar në kuadër të projektit “Përmirësimi dhe fuqizimi i Shërbimeve Para-spitalore dhe atyre emergjente mjekësore”, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut.