Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Vazhdon konkretizimi i bashkëpunimi Turqi-Kosovë në shëndetësi

Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe këshilltari i lartë i ministrit Gashi, Flakron Sylejmani dhe drejtori i Departamentit të Shërbimeve shëndetësore në MSh, dr. Curr Gjocaj.

Temë e takimit ka qenë realizmi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar kohë më parë në Ankara midis ministrit Alush Gashi dhe homologut të tij turk, Rexhep Agdag, për të përshpejtuar dërgimin e pacientëve kosovarë për trajtim në spitalet publike të Turqisë, si dhe implementimi i pjesës së marrëveshjes për edukimin e vazhduar specialistik.

U. D. i Sekretarit Permanent, Haxhi Kamberi, e ka njoftuar delegacionin me zhvillimet pozitive në sistemin shëndetësor të Kosovës, kurse shtetin turk e ka falënderuar për përkrahjen shtetit të Kosovës dhe shëndetësisë së saj.

Delegacioni turk, në përbërje të cilit janë edhe ekspertët Cafer Sadik Zorkun dhe Muhammet Semsettin Dogucu, do të vizitojnë edhe disa qendra shëndetësore të Kosovës, për t’u njohur me gjendjen në to dhe nevojat.