Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Vazhdon mbështetja e Japonisë për shëndetësinë kosovare

“ Asistenca e Qeverisë së Japonisë, do të jetë një kontribut i çmuar për MSH-në edhe në procesin e reformuar “ tha Ministri Agani. Ai tha se nga projektet e Qeverisë së Japonisë shëndetësia kosovare do të përfitojë në forcimin e kapaciteteve humane duke rritur cilësinë e menaxhimit.

Zonj.Yumi Yasuda, specialist nga Jica, tha se ky agjension ka startuar me këto projekte në vitin 2009 dhe këto projekte kanë për qëllim zhvillimin e resurseve njerëzore të institucioneve shëndetësore në Kosovë. Ajo tha se JICA dhe Qeveria japoneze do ta fuqizojnë bashkëpunimin për forcimin e kapaciteteve teknike dhe do të jetë e kënaqur të shoh që investimet në këtë fushë,do t’u ndihmojnë institucioneve shëndetësore në Kosovë.

Dr.Skender Syla,shef i zyres së OBSH-së në Kosovë, ka bërë një prezentim lidhur me menagjimin efikas të institucioneve spitalore, duke marrë në konsideratë shumë ndryshime që duhen bërë në qasje të ndryshme.

Dr.Xhevat Ukaj,drejtor i Departamentit Strategjik në MSH, pjesëmarrës i trajnimit për fuqizim të kapaciteteve teknike, ka bërë një prezentim nga përvoja që ka fituar gjatë qëndrimit atje,përmes prezentimit “ Sistemi shëndetësor dhe sfidat”.

Gjatë këtij viti nga asistenca e JICA kanë përfituar zyrtarë-menagjerë të MSH-së, ndërsa në vitin 2012 menagjerë të tjerë shëndetësorë do të jenë përfitues nga projektet JICA për shëndetësinë kosovare.