Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19

 

  1. MASAT PËR TËRË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

  1. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
  2. Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

  1. Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.
  2. Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Organizimi i punës së institucioneve publike dhe organizatave/bizneseve private

  1. Institucionet publike dhe organizatat/bizneset private pa përjashtim obligohen të mbikëqyrin në baza ditore shëndetin e stafit në përputhje me “Manualin për mbrojte nga përhapja e Covid-19”, përfshirë matjen e detyrueshme të temperaturës për të gjithë gjatë hyrjes në objekte.
  2. Për aq sa nuk ndikon në kryerjen e shërbimeve dhe detyrave të institucioneve, institucionet publike udhëzohen të punojnë vetëm me staf esencial.
  3. Punëtorët me sëmundje kronike (sipas qarkores zyrtare të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e përgatitur për këtë qëllim), gratë shtatzëna dhe gratë gjidhënëse lirohen nga paraqitja në punë, si në institucionet publike ashtu edhe në ato private, ndërkaq punëdhënësit udhëzohen, për aq sa është e mundshme, të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre në punë nga shtëpia.
  4. Obligohen institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtoret e institucioneve dhe vizitorët.
  5. Obligohen institucionet publike dhe private që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid-19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektim e distancës etj.) në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.
  6. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve private dhe të çfarëdo subjekti tjetër, të ndërmarrin masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve të tyre, duke bërë dezinfektim të vazhdueshëm dhe duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.
  7. Të gjitha institucioneve publike (qendrore dhe lokale) si dhe organizatave, bizneseve dhe subjekteve private pa asnjë përjashtim, iu ndalohet organizimi i çfarëdo ceremonie festive.

Organizimi i procesit arsimor

  1. Procesi arsimor në institucionet para-universitare, publike dhe private, për gjysmë-vjetorin e dytë fillon më datë 18 janar 2021 dhe organizohet sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
  2. Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në formën on-line, përveç provimeve, punës praktike dhe laboratorike që duhet të organizohet në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së.
  3. Veprimtaria e çerdheve publike dhe private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojte nga përhapja e Covid-19”, përfshirë matjen e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.
  4. Konviktet dhe menzat punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje dhe përhapjen nga Covid-19.
  5. Të gjitha institucioneve arsimore në të gjitha nivelet e arsimit, publik dhe privat, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor dhe nxënësve-studentëve dhe të ngjashme.

Organizimi i shtabeve emergjente komunale dhe shërbimeve shëndetësore komunale

  1. Komunave iu kërkohet të mbajnë të aktivizuar plotësisht shtabet emergjente komunale për të mbikëqyrë zbatimin e masave, gjendjen shëndetësore të qytetarëve të infektuar me Covid-19 dhe çështje të tjera, si dhe të koordinohen me nivelin qëndror përkatës.
  2. Shtabeve emergjente komunale, drejtorive për shëndetësi dhe QKMF-ve iu kërkohet të mbikëqyrin dhe ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore për së paku 2 javë për personat e infektuar me Covid-19 dhe do të raportojnë në baza ditore në QRSHP-IKSHPK.
  3. Komunave iu kërkohet të ofrojnë shërbimet shëndetësore shtëpiake për të gjithë sëmurët kronikë dhe për personat mbi moshën 65 vjeç.
  4. Komunave iu kërkohet që, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të ofrojnë ekipet mjekësore teknike për të bërë kontrollin rutinor të qytetarëve të huaj dhe vendorë që hyjnë në territorin e Kosovës siç specifikohet në pikën 4 më lartë në këtë vendim.

Masat për personat mbi moshën 65 vjeç

  1. Personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.
  2. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.
  3. Qytetarëve që qëndrojnë në shtëpitë për të moshuar u ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore, sociale dhe kontrolle të rregullta shëndetësore nga QKMF-të.

Masat për aktivitetet publike

  1. Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 50 persona me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim.
  2. Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 50 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.
  3. Seminaret dhe punëtoritë e të gjitha institucioneve publike dhe private, lejohen të organizohen sipas manualit për mbrojtjen nga përhapja e COVID19 dhe konform pikës 24 të këtij vendimi.
  4. Ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare.
  5. Ndalohen ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, përveç me pjesëmarrjen e familjes së ngushtë.
  6. Përjashtim nga pika 28 më lartë bëjnë ceremonitë e veçanta fetare që organizohet me leje të veçantë të Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHP-së.

Masat për aktivitetet biznesore

  1. Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve deri në 40% të sipërfaqes së kapaciteteve të hapësirave.
  2. Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.
  3. Lejohet ushtrimi vetëm i veprimtarive si në vijim (sipas kodeve NACE të përcaktuara nga ARBK – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë):

32.1. Sektori shëndetësisë,

32.2. Sektori i sigurisë dhe drejtësisë,

32.3. Sektori publik (administratë qendrore dhe komunale),

32.4. Sektori i prodhimit,

32.5. Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë,

32.6. Sektori i ndërtimit,

32.7. Transporti i mallrave,

32.8. Sektori i produkteve ushqimore,

32.9. Sektori i shërbimit/distribuimit.

  1. MASAT SPECIFIKE SIPAS KOMUNAVE
  2. Komunat kategorizohen në tri grupe sipas bazuar në rrezikun nga përhapja e infeksionit:

33.1. Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër),

33.2. Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë),

33.3. Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të kuqe).

  1. Në baza javore, çdo të premte, IKSHP-ja dhe MSH-ja publikojnë shifrat e të infektuarve sipas komunave dhe bëjnë kategorizimin e komunave sipas nivelit të rrezikut të përshkruar në pikën më lartë.
  2. Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

35.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

35.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

35.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

35.4. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

35.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

35.6. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

35.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

35.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

35.9. Pavarësisht pikave 35.6, 35.7 dhe 35.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

  1. Masat për komunat me rrezik të mesëm (prej 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

36.1. Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00.

36.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00.

36.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

36.4. Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

36.5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

36.6. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

36.7. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

36.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

36.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

36.10. Pavarësisht pikave 36.7, 36.8 dhe 36.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

  1. Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:

37.1. Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme;

37.2. Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 21:30 deri në orën 05:00, përveç:

37.2.1. Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

37.2.2. Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

37.2.3. Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit,

37.2.4. Kompanive ndërtimore,

37.2.5. Operatorëve që kryejnë punë publike.

37.3. Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-21:00.

37.4. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-21:00.

37.5. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-21:00, ndërkaq pas orës 21:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.

37.6. Institucionet publike dhe private obligohen të punojnë vetëm me staf esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

37.7. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

37.8. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

37.9. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 21:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

37.10. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

37.11. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

37.12. Pavarësisht pikave 37.9, 37.10 dhe 37.11 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

III. OBLIGIMET E INSTITUCIONEVE PËR ZBATIMIN E MASAVE

  1. Obligohet Ministri i Shëndetësisë që në rast nevojë të nxjerrë udhëzime për sqarimin e pikave të këtij vendimi.
  2. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUVK dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën 16:00).
  3. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, SHSKUK dhe IKSHP të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.
  4. Obligohet Ministri i Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHP-së.
  5. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
  6. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
  7. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për grupet respektive që preken nga ky vendim vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
  8. Ministria e Shëndetësisë obligohet të publikojë në faqen zyrtare të saj Qarkoren lidhur me sëmundjet kronike, për të cilat sëmundje personat sipas pikës 8 të këtij vendimi lirohen nga paraqitja në punë.
  9. Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.

———————————————————–

 

Odluke Vlade Republike Kosovo o opštim i specifičnim merama za zaštitu od pandemije Covid-19

(15 januar, 2021)

  1. MERE ZA ČITAVU TERITORIJU REPUBLIKE KOSOVO

Ulazi stranih i domaćih građana na Kosovo

  1. Strani državljani koji ulaze na Kosovo, uključujući one sa dozvolama za privremeni ili stalni boravak na Kosovu, koji dolaze iz visoko rizičnih zemalja prema zvaničnoj listi ECDC-a, moraju da imaju negativan RT-PCR test za Covid-19 urađeno u poslednja 72 časa, na osnovu načela reciprociteta.
  2. Izuzetak od gornje tačke 1. čine:

2.1. Ukoliko strani državljanin uđe na Kosovo preko aerodroma ili kopnenih graničnih tačaka i napusti Kosovo u roku od 3 časa preko aerodroma ili kopnenih graničnih tačaka, pod uslovom da na ulazu potpiše izjavu da će napustiti Kosovo u roku od 3 časa;

2.2. Strani državljani koji rade kao profesionalni prevoznici (vozači), pod uslovom da se pridržavaju međunarodnog transportnog protokola za zaštitu od Covid-19;

2.3. Strani državljani koji prolaze kroz Kosovo organizovanim prevozom autobusom ili redovnom međunarodnom tranzitnom linijom, pod uslovom da se potpiše izjava da će napustiti teritoriju Kosova u roku od 5 časova;

2.4. Strane diplomate akreditovane na Kosovu i njihove porodice;

  1. Svi građani Kosova (uključujući one koji borave u drugoj zemlji), po ulasku na Kosovo moraju da podnesu potvrdu za negativni RT-PCR test napravljen najkasnije 72 sata pre ulaska na Kosovo, u suprotnom se moraju samoizolovati na 7 dana.
  2. Izuzeci od gornje tačke 3. su građani Kosova (uključujući one koji borave u drugoj zemlji) koji su napustili Kosovo u poslednja 24 časa.

Organizovanje rada javnih ustanova i privatnih organizacija/poslovanja

  1. Javne ustanove i privatne organizacije/poslovanja su, bez izuzetka, dužni da svakodnevno prate zdravstveno stanje osoblja u skladu sa „Priručnikom za zaštitu od širenja Covid-19”, uključujući obavezno merenje temperature za sve prilikom ulaska u objekte.
  2. Sve dok to ne utiče na obavljanje usluga i dužnosti ustanova, javnim ustanovama je naloženo da rade samo sa osnovnim osobljem.
  3. Radnici sa hroničnim bolestima (u skladu sa službenim cirkularom Ministarstva zdravlja koja je pripremljena u ovu svrhu), trudnice i dojilje, su izuzeti od javljanja na radno mesto, kako u javnim, tako i u privatnim ustanovama, dok se poslodavcima nalaže da, što je više moguće, načine uslove za njihovo angažovanje na poslu od kuće.
  4. Javne i privatne ustanove su dužne da na pristupačnim mestima na ulazu u objekat drže dezinfekciona sredstva za ruke i maske za lice, koja mogu da koriste zaposleni u ustanovama i posetioci.
  5. Javne i privatne ustanove su dužne da postave vidljive znakove pravila ponašanja za zaštitu od Covid-19 na ulazu svakog objekta (uključujući znak koji zabranjuje ulazak u objekat bez maski, poštovanje distance itd) u skladu sa „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”.
  6. Odgovorna lica za javne ustanove, privatna preduzeća i bilo koji drugi subjekat su dužna da preduzmu stroge mere, kako bi sprečili širenje zaraze u svojim ustanovama, sprovodeći stalnu dezinfekciju i preduzimajući sve neophodne mere u skladu sa „Priručnikom za zaštitu od širenja Covid-19”.
  7. Svim javnim ustanovama (centralnim i lokalnim), kao i organizacijama, poslovanjima i privatnim subjektima je, bez izuzetka, zabranjeno organizovanje bilo kakvih svečanih ceremonija do kraja godine.

Organizacija obrazovnog procesa

  1. Obrazovni proces u preduniverzitetskim ustanovama, javnim i privatnim, za drugo polugodište počinje 18. januara 2021. godine i organizuje se u skladu sa planom Ministarstva obrazovanja i nauke.
  2. Obrazovni proces u svim visokoškolskim ustanovama, javnim i privatnim, je organizovan prema nastavnom programu i programu odgovarajućih ustanova u mrežnom obliku, izuzev ispita, praktičnog i laboratorijskog rada koji moraju biti organizovani u skladu sa preporukama NIJZK-a i MZ-a.
  3. Delatnost javnih i privatnih vrtića se nastavlja prema proceni i nadzoru opštinskih vlasti, na osnovu „Priručnika za zaštitu od širenja Covid-19”, uključujući svakodnevno merenje temperature dece i osoblja prilikom ulaska u objekte.
  4. Domovi i menze rade, poštujući Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19.
  5. Svim obrazovnim ustanovama na svim nivoima obrazovanja, javnim i privatnim, je zabranjeno organizovanje vannastavnih aktivnosti, kao što su ekskurzije, grupne šetnje, razne zabave nastavnog osoblja i učenika i slično.

Organizacija opštinskih štabova za vanredne situacije i opštinskih zdravstvenih službi

  1. Od opština se zahteva da imaju u potpunosti aktiviran opštinski štab za vanredne situacije kako bi nadgledale sprovođenje mera, zdravstveno stanje građana zaraženih sa Covid-19 i drugim pitanjima, kao i da se koordiniraju sa odgovarajućim centralnim nivoom.
  2. Opštinski štab za vanredne situacije, zdravstvene direkcije i GCPM-i su dužni da nadgledaju i pružaju potrebne zdravstvene usluge u trajanju od najmanje 2 nedelje za osobe zaražene sa Covid-19 i svakodnevno će izveštavati RCJZ-NIJZK.
  3. Opštine su dužne da pružaju kućne zdravstvene usluge za sve hronične bolesnike i za osobe starije od 65 godina.
  4. Od opština se zahteva da, u saradnji sa Policijom Kosova, obezbede tehničke medicinske timove za obavljanje rutinske kontrole stranih i domaćih građana koji ulaze na teritoriju Kosova, kao što je navedeno u gornjoj tački 4. ove Odluke.

Mere za osobe starije od 65 godina

  1. Osobama starijim od 65 godina dozvoljeno je da izlaze iz kuće samo tokom rasporeda od 6.00 do 10.00 i od 16.00 do 19.00, dok van ovog vremena mogu izlaziti samo za hitne i zdravstvene potrebe dokazujući to, nadležnom kontrolnom organu, dokumentom koji odgovara potrebi izlaska van ovog rasporeda.
  2. Ministarstvu rada i socijalne zaštite, u skladu sa nastalom situacijom i prema preporukama NIJZK-a i MZ-a, je naloženo da sve korisnike socijalnih i penzijskih šema kojima upravlja MRSZ oslobodi redovnog prisustva u odgovarajućim kancelarijama za potrebe dokaza, kao što se to zahteva odgovarajućim zakonima.
  3. Građanima koji borave u staračkim domovima, GCPM-i pružaju sve zdravstvene, socijalne usluge i redovne zdravstvene preglede.

Mere za javne aktivnosti

  1. U zatvorenim prostorima je zabranjeno okupljanje građana u broju većem od 30 ljudi, dok je na javnim trgovima, parkovima, javnim mestima, zimskim rekreacionim centrima i slično, dozvoljeno da se okupi do 50 ljudi, osim u slučajevima dozvoljenim ovom Odlukom.
  2. Sva javna okupljanja organizovana u javnim prostorima svih oblika su zabranjena za više od 50 osoba, osim u slučajevima dozvoljenim ovom Odlukom.
  3. Seminari i radionice svih javnih i privatnih ustanova se mogu organizovati prema uputstvu za zaštitu od širenja Covid-19 i u skladu sa tačkom 24. ove Odluke.
  4. Zabranjeno je organizovanje svadbi i porodičnih zabava.
  5. Verske ceremonije i aktivnosti su zabranjene, osim uz učešće uže porodice.
  6. Izuzeci od gornje tačke 28. su posebne verske ceremonije koje se organizuju uz posebnu dozvolu Ministarstva zdravlja na osnovu preporuka NIJZ-a.

Mere za poslovne aktivnosti

  1. Delatnost javnih pijaca vozila i životinja je dozvoljena do 40% površinskog kapaciteta prostora.
  2. Klanje životinja je dozvoljeno samo u prostorijama koje su u tu svrhu ovlašćene.
  3. Samo sledeće delatnosti se mogu obavljati (prema kodovima NACE-a definisanim od strane ARBK-a – Ministarstvo trgovine i industrije):

32.1. Zdravstveni sektor,

32.2. Sektor bezbednosti i pravosuđa,

32.3. Javni sektor (centralna i opštinska uprava),

32.4. Proizvodni sektor,

32.5. Sektor poljoprivrede i stočarstva,

32.6. Građevinski sektor,

32.7. Prevoz robe,

32.8. Sektor prehrambenih proizvoda,

32.9. Sektor usluga/distribucije.

  1. SPECIFIČNE MERE PO OPŠTINAMA
  2. Sve opštine se kategorišu u tri grupe na osnovu stepena rizika od širenja zaraze:

33.1. Opštine sa niskim rizikom – do 75 zaraženih osoba na 100.000 stanovnika u jednoj nedelji (kategorišu se zelenom bojom),

33.2. Opštine sa srednjim rizikom – od 76-150 zaraženih osoba na 100.000 stanovnika u jednoj nedelji (kategorišu se žutom bojom),

33.3. Opštine sa visokim rizikom – više 150 zaraženih osoba na 100.000 stanovnika u jednoj nedelji (kategorišu se crvenom bojom).

  1. Na nedeljnoj osnovi, svakog petka, NIJZK i MZ objavljuju brojeve zaraženih prema opštinama i vrše kategorizaciju opština prema nivou rizika opisanog u gornjoj tački.
  2. Mere važe za opštine sa niskim rizikom (do 75 zaraženih osoba na 100.0000 stanovnika u nedelji):

35.1. Privrednim subjektima je dozvoljeno da rade od 5.00 do 22.00,

35.2. Trgovačkim centrima je dozvoljeno da rade od 5.00 do 22.00,

35.3. Uslugama hotelijerstva i gastronomije se dozvoljava da rade od 5.00 do 22.00, a nakon 22.00 časa rade uslugom „za poneti” i „dostava po narudžbini”,

35.4. Javnom prevozu je dozvoljeno da radi koristeći do 50% kapaciteta, poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”,

35.5. Taksistima je dozvoljeno da rade sa po 1 putnikom pozadi ili do tri (3) ukoliko su članovi porodice, poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”,

35.6. Podređenim ustanovama MKOS-a i opštinama (poput pozorišta, biblioteka, filharmonije, galerija, ansambala, baleta, bioskopa, omladinskih centara, muzeja, kulturnih centara sa grupama i slično), je dozvoljeno da rade do 22:00 koristeći do 40% prostora/površina odgovarajućih objekata za sve aktivnosti (kako u izvođenju tako i u vežbama), poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”,

35.7. Dozvoljavaju se sportske aktivnosti u zatvorenim i otvorenim prostorima, gde tokom treninga u zatvorenim prostorima može učestvovati do 20 osoba, a tokom takmičenja može učestvovati do 50 osoba, uvek na osnovu domaćeg i međunarodnog sportskog protokola, kao i na osnovu „Priručnika za zaštitu od širenja Covid-19”,

35.8. Dozvoljavaju se teretane i zatvoreni bazeni za pojedinačne rekreativne aktivnosti koristeći samo 40% prostora/površina, poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja COVID-19”,

35.9. Uprkos gornjim tačkama 35.6, 35.7. i 35.8, Ministarstvo zdravlja je ovlašćeno da donosi operativne odluke, na osnovu preporuka NIJZ-a, da zabrani ove aktivnosti.

  1. Mere za opštine sa srednjim rizikom (od 76 do 150 zaraženih osoba na 100.000 stanovnika u nedelji):

36.1. Privrednim subjektima je dozvoljeno da rade od 5.00 do 22.00.

36.2. Trgovačkim centrima je dozvoljeno da rade od 5.00 do 22.00.

36.3. Uslugama hotelijerstva i gastronomije se dozvoljava da rade od 5.00 do 22.00 časa, a nakon 22.00 časa rade uslugom „za poneti” i „dostava po narudžbini”.

36.4. Svim javnim i privatnim ustanovama se savetuje da smanje broj zaposlenih na osnovu njihovih specifičnosti i „Priručnika za zaštitu od širenja Covid-19”;

36.5. Javnom prevozu je dozvoljeno da koristi do 50% kapaciteta, poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”;

36.6. Taksistima mogu da rade sa jednim (1) putnikom pozadi ili tri (3) ukoliko su članovi porodice, poštujući „Priručnik o zaštiti od širenja Covid-19”;

36.7. Podređenim ustanovama MKOS-a i opštinama (poput pozorišta, biblioteka, filharmonije, galerija, ansambala, baleta, bioskopa, omladinskih centara, muzeja, kulturnih centara sa grupama i slično), je dozvoljeno da rade do 22:00 koristeći do 40% prostora/površina odgovarajućih objekata za sve aktivnosti (kako u izvođenju tako i u vežbama), poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”,

36.8. Dozvoljavaju se sportske aktivnosti u zatvorenim i otvorenim prostorima, gde tokom treninga u zatvorenim prostorima može učestvovati do 20 osoba, a tokom takmičenja može učestvovati do 50 osoba, uvek na osnovu domaćeg i međunarodnog sportskog protokola, kao i na osnovu „Priručnika za zaštitu od širenja Covid-19”,

36.9. Dozvoljavaju se teretane i zatvoreni bazeni za pojedinačne rekreativne aktivnosti koristeći samo 40% prostora/površina, poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja COVID-19”.

36.10. Uprkos gornjim tačkama 36.7, 36.8. i 36.9, Ministarstvo zdravlja je ovlašćeno da donosi operativne odluke, na osnovu preporuka NIJZ-a, da zabrani ove aktivnosti.

  1. Mere za opštine sa visokim rizikom (vise od 150 zaraženih osoba na 100.000 stanovnika u nedelji):

37.1. Građanima je zabranjeno kretanje van domova/stanova od 21.30 do 5.00, osim za hitne i zdravstvene potrebe koje su uredno dokumentovane, izuzimajući iz ove mere zdravstveno osoblje, osoblje obezbeđenja, pravosuđa i slično;

37.2. Ulaz i izlaz građana i vozila na teritoriji dotične opštine je zabranjen od 21.30 do 5.00, izuzev:

37.2.1. zdravstvenom osoblju, osoblju obezbeđenja, pravosuđa i slično,

37.2.2. građanima za medicinske potrebe, proizvodnju, snabdevanje i prodaju osnovne robe (hrana, lekovi za ljude i životinje i živina),

37.2.3. privrednim subjektima i prevoz robe/usluga, kako bi se obezbedilo funkcionisanje lanca snabdevanja,

37.2.4. građevinskim kompanijama,

37.2.5. subjektima koji izvode javne radove.

37.3. Privrednim subjektima je dozvoljen rad od 5.00 do 21.00.

37.4. Trgovačkim centrima je dozvoljeno da rade od 5.00 do 21.00.

37.5. Uslugama hotelijerstva i gastronomije se dozvoljava da rade od 5.00 do 21.00, a nakon 21.00 časa rade samo uslugom „dostava po narudžbini”.

37.6. Javne i privatne ustanove su dužne da rade samo sa osnovnim osobljem, osoblje koje se određuje odlukom svake ustanove zasebno;

37.7. Javnom prevozu je dozvoljeno da koristi do 50% kapaciteta, poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”;

37.8. Taksistima mogu da rade sa jednim (1) putnikom pozadi ili tri (3) ukoliko su članovi porodice, poštujući „Priručnik o zaštiti od širenja Covid-19”;

37.9. Podređenim ustanovama MKOS-a i opštinama (poput pozorišta, biblioteka, filharmonije, galerija, ansambala, baleta, bioskopa, omladinskih centara, muzeja, kulturnih centara sa grupama i slično), je dozvoljeno da rade do 22:00 koristeći do 40% prostora/površina odgovarajućih objekata za sve aktivnosti (kako u izvođenju tako i u vežbama), poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja Covid-19”,

37.10. Dozvoljavaju se sportske aktivnosti u zatvorenim i otvorenim prostorima, gde tokom treninga u zatvorenim prostorima može učestvovati do 20 osoba, a tokom takmičenja može učestvovati do 50 osoba, uvek na osnovu domaćeg i međunarodnog sportskog protokola, kao i na osnovu „Priručnika za zaštitu od širenja Covid-19”,

37.11. Dozvoljavaju se teretane i zatvoreni bazeni za pojedinačne rekreativne aktivnosti koristeći samo 40% prostora/površina, poštujući „Priručnik za zaštitu od širenja COVID-19”.

37.12. Uprkos gornjim tačkama 37.9, 37.10. i 37.11, Ministarstvo zdravlja je ovlašćeno da donosi operativne odluke, na osnovu preporuka NIJZ-a, da zabrani ove aktivnosti.

III. OBAVEZE USTANOVA ZA SPROVOĐENJE MERA

  1. Ministarstvo zdravlja je dužno da, u slučaju potrebe, izda uputstva za razjašnjenje tačaka ove Odluke.
  2. Ministarstvo zdravlja, AHVK i Policija Kosova su dužni da, u saradnji sa opštinskim štabom za vanredne situacije, nadgledaju sprovođenje ove Odluke i podnose Kancelariji premijera nedeljni izveštaj (svakog petka do 16.00 časova).
  3. Ministarstvo zdravlja, UKBSK i NIJZ su dužni da podnose Kancelariji premijera nedeljni izveštaj (svakog petka do 16.00 časova) o sprovođenju mera, stanju u zdravstvenim ustanovama, epidemiološkoj situaciji i prognozama za naredne dve nedelje.
  4. Ministarstvo zdravlja je dužno da, na osnovu Zakona br. 07/L-006 o sprečavanju i borbi protiv pandemije Covid-19, donosi operativne odluke u zavisnosti od epidemiološke situacije i preporuka NIJZ-a.
  5. Policija Kosova i nadležni inspektorati su dužni da nadgledaju sprovođenje mera i drugih odluka u sprovođenju Zakona br. 07/L-006 o sprečavanju i borbi protiv pandemije na teritoriji Republike Kosovo.
  6. Za prekršioce mera, nadležni organi su dužni da izreknu kaznene mere prema Zakonu br. 07/L-006 o sprečavanju i borbi protiv pandemije Covid-19 na teritoriji Republike Kosovo i drugim važećim zakonima.
  7. Jedini organ koje može protumačiti ovu Odluku je Ministarstvo zdravlja, a bilo koja druga ustanova može dati objašnjenja odgovarajućim grupama na koje se utiče ovom Odlukom, tek nakon usvajanja tog objašnjenja od strane Ministarstva zdravlja.
  8. Ministarstvo zdravlja je dužno da na svojoj zvaničnoj internet stranici objavi Cirkular u vezi sa hroničnim bolestima, za koje su osobe iz tačke 8. ove Odluke izuzete od javljanja na radno mesto.
  9. Odluka stupa na snagu danom objavljivanja u Službenom listu Republike Kosovo.