Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujat Bukoshi, ka çmuar lartë profesionalizmin e mjekëve të QKUK-së, duke e vlerësuar këtë si sukses të gjithë shëndetësisë kosovare. Ai ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë për QKUK, duke sqaruar se që në fillim të mandatit të tij, po angazhohet për përmirësime të vazhdueshme. Ai tha se do angazhohet që po ashtu, të ketë furnizim më të mirë me barna dhe material shpenzues për QKUK.
Vendosen stentet e para në QKUK

Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, z. Ali Sadriu, po ashtu vlerësoi punën e mjekëve për fillimin e vendosjes së stenteve, duke shprehur përkrahjen e tij për punën profesionale të stafit shëndetësor të QKUK-së. Z. Sadriu tha se që na koha e zgjidhjes së tij në postin e drejtorit ekzekutiv në QKUK, është angazhuar dhe po angazhohet që të vë në funksion shërbime të reja në QKUK, në mënyrë që pacientët të mos kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës.
Pacientët e parë që u janë vënë stentat janë: Muhamet Sinani (1969) nga Vushtrria, Habib Meholli (1952) Mitrovicë dhe Fadil Tahiri(1960) nga Prishtina. Vendosja e stente do vazhdoi edhe ditëve në vijim, kurse punën do ta kryejnë ekipi i mjekëve të specializuar nga Klinika Interne e QKUK-së.
Zyra për informim e QKUK-së