Ishte kënaqësi ta presim sot në sallën “1 Tetori” Komisionerin e Bashkimit Evropian Z. Oliver Varhelyi dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti të cilët u shoqëruan nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia.
Kjo pritje ishte si shkak i përkrahjes që erdhi nga Bashkimi Evropian me mbi 90 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, me ç’rast rifilloi vaksinimi i punëtorëve shëndetësor, për të vazhduar me personat me sëmundje kronike.
Në këtë ceremoni Z. Oliver Varhelyi theksoi ndihmën e vazhdueshme nga BE duke filluar nga pajisjet mjekësore e deri tek sigurimi i vaksinave.
Kryeministri Z. Albin Kurti shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e BE-së për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke e cilësuar si simbolikë me shumë vlerë ndaj rrugëtimit tonë drejt Bashkimit Evropian dhe synimit dhe angazhimit të Qeverisë për të vaksinuar 60% të popullatës”.