Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Veteranët UÇK-së nga Skenderaj nderojnë me mirënjohje Ministrinë e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani, tha se ndarja e kësaj mirënjohje është një inkurajim shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka qenë e angazhuar që në kuadër të mundësive të veta të krijojë sa më shumë lehtësime në aspektin shëndetësor për këtë kategori, duke vlerësuar lart kontributin  e tyre në luftën për çlirimin e vendit.

Ministri Agani dhe Sekretari Shabani theksuan se edhe në aspektin legjislativ, MSh ka krijuar lehtësime që kategoritë e luftës të trajtohen me prioritet , ndërsa MSh-ja do të punojë që edhe në të ardhmen sa më shumë që është e mundur të ndihmohet kjo kategori në zbutjen e plagëve që i ka lënë lufta tek ata dhe familjarët e tyre.