Nga data 3 deri me datë 07 nëntor 2015 një grup i delegacionit të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, zhvilloj një vizitë pune në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor të Shqipërisë.
Vizitë është në vijim të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë të nënshkruar më 25 prill 2014 në Prishtinë nga Ministrat përkatës të Shëndetësisë të dy vendeve, si dhe takimit të mbajtur me datë 8 qershor 2015 (pikën kufitare Morinë) mes dy Inspektorateve si motra të kryesuar nga Dr Ardita Baraku, Kryeinspektor Shëndetësore dhe Z. Eltar Deda, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Shqipërisë.
Delegacioni i Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës i kryesuar nga Dr Shaban Osmanaj, U.D. Zv. Kryeinspektor Shëndetësor me datë 4 nëntor 2015 është pritur në një takim pune nga Znj. Milva Ekonomi, Zv. Ministre e Shëndetësisë, ku Znj. Ekonomi shprehu nevojën për të mësuar nga përvoja pozitive e sezonit veror (inspektime të përbashkëta) dhe rëndësinë që kjo përvojë të shtrihet edhe në fusha të tjera, kurse nga ana e kryesuesit të delegacionit të Kosovarë u shpreh gatishmëri që përvoja 10 vjeçare e punës së Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës të eksportohet në Inspektoratin si motër të Shqipërisë.
Po ashtu me datë 04.11.2015 ky delegacion është pritur nga Z. Eltar Deda, Kryeinspektor i Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gjetjen e rrugëve për vazhdimin e këtij bashkëpunimi mes dy institucioneve si motra.
Ditëve në vijim të shoqëruar edhe nga Kryeinspektorët e qarqeve, kemi vizituar degët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Lezhë, Krujë dhe Berat ku kemi marrë pjesë si vëzhgues në inspektimet e kryera në këto qarqe me qëllim të shkëmbimit të përvojave të deri tanishme në procesin e inspektimit.
Në fund të kësaj vizite u ra dakord që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në fusha me interes të përbashkët si:
- Shkëmbim informacioni, për vlerësimin e riskut.
- Trajnime dhe kualifikime të përbashkëta të trupave inspektuese.
- Shkëmbim informacioni dhe ndjekje të rasteve dhe ngjarjeve me potencial shpërthimi epidemie.
- Bashkëpunim për anëtarësimin e përbashkët në organizma ndërkombëtare me interes të përbashkë