Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendëskryeministrat Kuçi e Manaj u pritën nga Ministri Bukoshi

Kuçi e Manaj i kanë shprehur ministrit Bukoshi përkrahjen për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve në shëndetësi dhe avancimin e reformave në sistemin shëndetësor të Kosovës
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me kabinetin e tij, priti sot në një takim dy zëvendëskryeministrat e Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi dhe z. Ramë Manaj.
Në këtë takim, zëvendësministrat i kanë shprehur ministrit Bukoshi mbështetjen e kabinetit qeveritar në zbatim të përgjegjësive në sistemin shëndetësor të vendit.
Ata janë zotuar se do ta mbështesin ministrin Bukoshi dhe do t’i japin përkrahjen e duhur politike dhe financiare për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve në shëndetësi dhe avancimin e reformave në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Ministri Bukoshi ka falënderuar zëvendëskryeministrat për mbështetjen e dhënë dhe është zotuar se do të punojë bashkë me ekipin e tij dhe strukturat e tjera shëndetësore, në mënyrë që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u sigurohen shërbime sa më të mira shëndetësore.