Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri Ali Berisha mori pjesë në hapjen e Kongresit të I-rë të Dermatovenerologjisë në Prishtinë

Prishtinë, 12 tetor 2017

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ali Berisha, tha sot Ministria e Shëndetësisë konsideron se profesionistët shëndetësor janë hallka kryesore e reformës në shëndetësi, kurse organizimet shkencore një mundësi shumë e mirë për këmbimin e eksperiencave ndërmjet profesionistëve të fushave mjekësore për të parë se ku jemi si Kosovë në këtë aspekt, ku janë të tjerët dhe cila është rruga që duhet ndjekur.
Ai tha kështu në hapjen e Kongresit të I-rë “Lëkura e shnetshme”, të Shoqatës së Dermatologëve dhe Venerologëve të Kosovës që i filloi sonte punimet, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.

Zëvendësministri Berisha tha se me krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Qeveria dhe lidershipi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë, e kanë bërë të qartë se përfundimisht shëndetësia do të trajtohet si prioritet dhe se janë vendosur prioritete të qarta që kanë të bëjnë me sigurimin e qasjes së plotë në shërbime shëndetësore; sigurimin e cilësisë më të mirë të shërbimeve shëndetësore dhe financimin e qëndrueshëm të sektorit.

Ai tha se Ministria do t’u qëndrojë afër profesionistëve shëndetësor, me qëllim që përmes një dinamike të re dhe një punë të përbashkët, qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore gjithë-përfshirëse dhe cilësore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Marjan Demaj ka vlerësuar lart kontributin e dermatovenerologëve kosovarë në trajtimin e problemeve shëndetësore të kësaj fushe, ndërkohë që ka theksuar se Fakulteti i Mjekësisë, është fakulteti më i zellshëm në kuadër të Universitetit të Prishtinës, duke zhvilluar aktivitet edukativ, shkencor e hulumtues me shumë përkushtim.

Kryetarja e Kongresit, profesoresha Mybera Ferizi ka thënë se kongresi është një mundësi e mirë që të theksohet edhe një herë rëndësia që ka dermatovenerologjia në kuadër të fushave të mjekësisë dhe një mundësi e mirë bashkëpunimi e këmbimi përvojash midis profesionistëve të kësaj fushe nga Kosova dhe vendet pjesëmarrëse.

Kongresi është hapur me ligjëratën “Ballafaqimi i pritshmërive mjek-pacient në Dermatologji dhe Venerologji: Ku kemi qenë, ku jemi tani dhe ku do të arrijmë”, të profesorit kosovar Dr. Diamant Thaçi që vepron në Universitin Luebeck në Gjermani, dhe do t’i vazhdoj punimet nesër dhe pasnesër