Prishtinë, 23 Gusht 2018
Zëvendësministri i Shëndetësisë Agim Çaka, vizitoi “Handikosin” në komunën e Kaçanikut, ku u prit nga përfaqësuesja e organizatës znj. Elmihane Krasniqi-Malsiu.
Zëvendësministri Çaka u njoh për së afërmi me aktivitetet dhe shërbimet që “Handikos” ofron për personat me aftësi të kufizuar të kësaj komune.
Ai tha se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është mënyra më e mirë që nevojat e personave me aftësi të kufizuar të zgjidhen me kohë dhe me sukses.
Znj. Krasniqi- Malsiu kërkoi mbështetje dhe bashkëpunim nga MSh-ja, në veçanti sigurimin e një qendre ditore, ku personat më aftësi të kufizuar do të mund t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre.