Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri  Çaka viziton komunën e Hanit të Elezit

Prishtinë, 09 Gusht 2018

Zëvendësministri i Shëndetësisë Agim Çaka, vizitoi komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast u takua me Kryetarin Refki Suma, ku u bisedua gjendja në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezi, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve.

Zëvendësministri Agim Çaka tha se me shumë kujdes ka vlerësuar nevojat e komunës së Hanit të Elezit dhe sipas tij informimi dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të jetë mënyra më e mire që problemet të zgjidhen me kohë dhe me sukses.

Kryetari Suma e njoftoi zëvendësministrin Çaka se përkundër shumë investimeve dhe angazhimeve mbetet ende për të përkrahur QKMF-në, “Menduh Kaloshi”.