Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri Çaka viziton komunën e Kaçanikut

Prishtinë, 07 Gusht 2018

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Agim Çaka, ka vizituar komunën e Kaçanikut, ku është pritur nga Kryetari i kësaj Komune, Besim Ilazi, me ç’rast është njoftuar me punën dhe gjendjen e shërbimeve shëndetësore si dhe prioritetet për këtë sektor në komunën e Kaçanikut.

Zëvendësministri Çaka ka shpreh gatishmërinë për angazhimin e tij në përkrahje të projekteve shëndetësore për Komunën e Kaçanikut, me qëllim të kompletimit të  shërbimeve shëndetësore, që ato të jenë më cilësore dhe të jenë të përballueshme  për ekonominë  familjare të kësaj komune.

Zëvendës Ministri Çaka theksoi se përmes forcimit të kujdesit primar, synohet që shërbimet cilësore të arrijnë sa më afër qytetarëve, kurse Ministria do  t’i mbështes në realizimin e tyre.

Kryetari Ilazi e ka falënderuar zëvendësministrin për vizitën duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në projektet e ardhshme me MSh, me qëllim të realizimit të prioriteteve në fushën e shëndetësisë të komunës.

Gjithashtu zëvendësministri Çaka, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku është njoftuar  me cilësinë e shërbimeve që ofrohen.

Drejtori i QKMF-së, Sinan Zeneli e vlerësoj vizitën e zëvendësministrit  Çaka me ç’rast e njoftoj me të arriturat e kësaj qendre.