Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri Musa priti në takim Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës

Prishtinë, 02. 03 2017

Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa, priti sot në takim Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari dhe Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdha, me të cilët biseduan për mundësitë e përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë për këto kategori.

Zëvendësministri Musa tha se MSh do të punojë në harmonizimin e akteve nënligjore në pajtim me ligjin, që për qëllim kanë trajtimin adekuat shëndetësor për këto kategori.

Kryetarët e shoqatave u shprehën falënderues për angazhimin dhe  u pajtuan që në mes MSh-së dhe dy shoqatave të rritet bashkëpunimi me qëllim të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.