Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri Sadiku dhe drejtoresha e operacioneve vullnetare e “Project Hope”, Andrea Dunne-Sosa bisedojmë për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 9 gusht 2016

 

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, bashkë me përfaqësues të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës priti sot në takim znj. Andrea Dunne-Sosa, drejtoreshë e operacioneve vullnetare në organizatën “Project Hope” dhe Menaxherin regjional dhe Koordinatorin e programit të kësaj organizate për Maqedoni,  z. Vlatko Uzevski dhe Angel Jordanovski.

 

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Sadiku ka falënderuar Projektin Hope për ndihmën që i ka dhënë shëndetësisë kosovare si në dhurimin e barnave, pajisjeve dhe materialit shpenzuese, ashtu edhe për angazhimin e vullnetarëve të kësaj organizate që të ndihmojnë institucionet shëndetësore publike me kontributin e tyre të drejtpërdrejt në klinikat ku ata janë angazhuar.

 

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë është e gatshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje në fushën e ndihmës përmes vullnetarëve, ndërkohë që përfaqësuesve të “Project Hope” për Maqedoni u ka shprehur ngushëllime për viktimat e shkaktuara si pasojë e motit të lig dhe vërshimeve të fundjavës që shkoi në Maqedoni.

 

Znj, Andrea Dunne-Sosa, drejtoreshë e operacioneve vullnetare në organizatën “Projec Hope”, tha se është e lumtur që është në Kosovë e Maqedoni për të parë nga afër zhvillimin e programit të vullnetarëve të “Project Hope”, nevojat për ndihmë dhe bashkëpunimin e mëtejmë.

Përmes këtij bashkëpunimi, theksoi ajo, mund të adresohen disa prej sfidave që ka sektori shëndetësor.

 

Pas takimit në MSh, delegacioni i “Project Hope” do të vizitojë gjatë ditës Klinikën e Pediatrisë, Gjinekologjisë, Neonatologjisë dhe të Onkologjisë në QKUK, ku do të njihet për së afërmi me eksperiencat e deritanishme të bashkëpunimit në fushën e vullnetarizmit dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë.