Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri Sadiku mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën “Investimi në vajzat e reja”

Prishtinë, 11 korrik 2016

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët për shënimin e Ditës Botërore të Popullsisë, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim dhe përkrahje të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara-UNFPA, Zyra në Prishtinë, Dita Botërore e Popullsisë shënohet çdo vit në mbarë botën me 11 Korrik, dhe misioni i kësaj dite është ngritja e vetëdijësimit për çështje të rëndësishme të popullsisë dhe zhvillimit.

Tema bosht për këtë vit është “Investimi në vajzat e reja”, të cilat në shumë vende të botës, hasin në sfida dhe barriera shumë më të mëdha.

Vajzat e reja, të cilave u mungon shkollimi dhe edukimi, që kanë qasje të vështirësuar në shërbime shëndetësore, dhe pa ose me fare pak kontrollë mbi trupin e tyre, e ardhmja e tyre mund të përmbyset, dhe potenciali i tyre të mos përmbushet kurrë.

Me fjalë rasti, në tryezë morën pjesë Znj. Anila Statovci, Zv. Ministre e MASHT, Dr. Izet Sadiku, Zv. Ministër i Shëndetësisë, Dr. Visare Mujko-Nimani, UNFPA, Znj. Edi Gusia, Agjensioni për Barazi Gjinore. Lidhur me edukimin e vajzave të reja në kontekst të të drejtave të njeriut, të pranishmit i njoftoi Znj. Merita Jonuzi- MASHT.

Duke qenë se investimi në arsim është një nga prioritet për zhvillimin e shoqërisë dhe investimi në vajzat e reja shton premisat e edukimit të shëndoshë të rinisë sonë, familjeve tona e më gjerë, znj. Anila Statovci në fjalën e vet potencoi orientimin e MASHT-it në zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse që i ka sot arsimi në R.e Kosovës. “ Popullsinë tonë të re duhet ta zhvillojmë, t`i japim formë e vlera të qëndrueshme, të krahasueshme me popujt e vendeve të zhvilluara” tha ajo dhe ndër të tjera foli për zhvillimet drejt cilësisë në arsim, përpjektjet për t`u vlerësuar krahas me sistemet arsimore të vendeve tjera, zhvillimet kurrikulare, projektet e shumta që lidhen me realizimin e të drejtës së arsimit cilësor për të gjithë, ashtu që politikat tona të jenë të ndjeshme në terren, të prekin pozitivisht të gjitha kategoritë sociale, të garantojnë cilësi të shërbimeve arsimore për të gjithë pa dallim gjinie, etnie, a gjendje tjetër.

Përpjekjet tona janë të mëdha, por përballë kemi sfida, theksoi ajo dhe më tej preku qasjen ndërinstitucionale në trajtimin e problemeve si braktisja e shkollës, martesat e heshme dhe dukurive tjera negative si: narkomania, trafikimi, involvimi në forma të rrezikshme të punës ku cënohet të dy gjinitë, e diku diku më shumë femrat…“Arsimi dhe edukimi i shëndoshë, i baraspeshuar në aspektin gjinor dhe të drejtat e njeriut, si dhe pashmangshëm në harmioni me nevojat e dhe kërkesat e zhvillimeve globale, çon kah perspektiva e e mirëqenies së qytetarëve/ popullsisë në cilëndo rrethanë, prandaj te kjo shtyllë lipset investimi i duhur, gjë po e përpiqemi ta bëjmë në vazhdimësi” përfundoi ajo.

Dr. Sadiku, në fjalimin e tij, pos të tjerash theksoi se në Kosovë është bërë mjaft sa i përket promovimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të femrave, përfshirë investimet në shkollimin e vajzave të reja.

Në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, teknologjisë, politikës dhe fushave të tjera, në Kosovë, ka një numër grash lidere, të cilat kanë gjetur forcën, por edhe kanë pasur përkrahjen e familjes dhe shqërisë për të arritur majat e suksesit, në një ambient ku meshkujt janë shumicë vendimarrëse.

Në segmentin që lidhet me aspektin shëndetësor të vajzave të reja, Dr. Sadiku tha se Ministria e Sëndetësisë ka të hartuar legjislacioin i cili u garanton qasje të barabarta në të gjitha shërbimet shëndetësore, si vajzave edhe djemve. Poashtu, përkrahjen e UNFPA dhe OBSH, Ministria e Shëndetësisëështë duke bërë përpjekje që në kaudër të Mjekësisë Familjare, të implementoj shërbimet mike për adoleshentë. Kjo, do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjitha vajzat e reja që të marrin këshilla dhe shërbime shëndetësore sipas kërkesave të vecanta për moshën e tyre, që përfshin edhe qasjen në shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues, mjete e metoda për mbrojtje nga shtatzanitë e paplanifikuara dhe mbrojtje nga IST/HIV.

Ceshtjet në të cilat duhet punuar më shumë, të vecuara nga Dr. Sadiku janë shkollimi i vajzave, martesat e hershme sidomos tek komuniteti Rom, Egjiptian dhe Ashkali, dhe e drejta e vajzave në trashëgimi.

Dr. Visare Mujko-Nimani, shefe e Zyres së Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara-UNFPA, Zyra në Kosovë, tha se cdo vajzë adoleshente ka të drejtë që sigurt dhe suksesshm te kaloj në moshë të rritur, që të ketë mundesitë që e ardhmja i ofron për të. UNFPA është e zotuar në promovimin dhe mbrojtjen e këtyre tëe drejtave dhe përkrahjen e këtyre vajzave adoleshente që të   përcaktojnë vete fatin e tyre.Dr. Nimani më tej theksoi se UNFPA përkrah përpjekejet vendeve që të fuqizojnë vajzat adoleshente duke mbrojtur të drejtat e njeriut dhe duke promovuar qasjen në informata dhe shërbime, përfshirë edhe kujdesin sexual dhe riprodhues. UNFPA poashtu fuqishëm avokon në ndërprejen e parktikave të dëmshme sic janë martesat e hershme apo të fëmijëve.