Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri Veseli dhe Sekretari Shabani pritën delegacionin e “Pompidou Group”

Prishtinë, 05.02.2014

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Shemsi Veseli i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm Gani Shabani, pritën sot, znj. Lidija Vugrinec dhe z. Patrick Penninckx, nga Pompidou Group i Këshillit të Evropës.

Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit për parandalimin e drogave.

Zëvendësministri Veseli shprehu falënderim për gatishmërinë e Pompidou Grup, për të ndihmuar Kosovën në parandalimin e drogave, ai po ashtu informoi delegacionin për punën e deritanishme të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë drejtim si dhe objektivat e së ardhmes për parandalimin e drogave.

Sekretari dr. Gani Shabani, tha se në Kosovë është bërë mjaft sa i përket parandalimit, trajtimit dhe terapisë mbështetëse, duke potencuar se i është dhënë rëndësi e veçantë parandalimit të drogave, MSH-ja, shtoi ai, është e interesuar të bëjë hapa konkretë në plotësimin e kushteve për punë, në këtë drejtim, njëra prej fakteve është se ka hapur tender për ndërtimin e një objekti për trajtimin e rasteve të drogës, projekt ky i cili pritet të realizohet së shpejti.

Në takim u pa e nevojshme që në aktivitetet e  Pompidou Group, që do të zhvillohen në të ardhmen të ketë edhe përfaqësues të MSH-së, në mënyrë që të shkëmbehen përvojat e ekspertëve në parandalimin e drogave.