Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zëvendësministri Veseli priti drejtorin e “Medtronicut”

Prishtinë, 04.02.2014

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Shemsi Veseli, priti sot Drejtorin e kompanisë private Medtronic z.Hrvoje Badovinac, nga Kroacia.

Në takim u bisedua për mundësin e thellimit të bashkëpunimit, në mes MSH-së dhe kompanive që operojnë në fushën e shëndetësisë.

Zëvendësministri Veseli shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në shëndetësi, duke theksuar se shumë shpejtë pritet të kalojë Ligji i Sigurimeve dhe të krijohen  hapësira për bashkëpunime më të mëdha, duke shtuar se është interes i dy palëve që të thellohet bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë jo vetëm të furnizimit me pajisje mjekësore moderne, por edhe në këmbimin e përvojave profesionale midis profesionistëve kosovarë dhe atyre kroatë.