Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zyrtarë të Lartë të MSh-së, po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore në Mal të Zi

Prishtinë, 29 janar 2015

 

Punëtoria është organizuar në nivel ndërkombëtar nga Komisioni Evropian, ku po diskutohet Monitorimi i Sëmundjeve jo ngjitëse dhe Pabarazitë Shëndetësore në lidhje me sëmundjet jo ngjitëse – definimi i indikatorëve minimal

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm dr. Gani Shabani, prof. dr. Naser Ramadani, prof. dr. Merita Berisha, prof dr.Ilir Begolli dhe z. Mentor Sadiku, po marrin pjesë në punëtorinë  dy ditore, 29-30 Janar në Podgoricë.

Përfaqësuesit e  Ministrisë së Shëndetësisë në këtë punëtori kanë prezantuar aktivitetet në monitorimin dhe parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse si dhe regjistrat populativ për sëmundjet jo ngjitëse.

Punëtoria do të përfshijë prezantime të ekspertëve shëndetësor ndërkombëtar, për Monitorimin e Sëmundjeve Jo ngjitëse dhe Pabarazitë Shëndetësore në lidhje me sëmundjet jo ngjitëse – definimi i indikatorëve minimal.

Punëtoria është organizuar nga Komisioni Evropian, Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore dhe Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi.