Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Zyrtarë të MSh-së marrin pjesë në Konferencën e 6-të Kombëtarë të Cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Tiranë

Në këtë konferencë, delegacioni nga Kosova ka marrë pjesë në mënyrë aktive në punimet dhe debatet e konferencës, ndërsa eksperienca e marra, do të jenë në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Kosovës.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri, Prof. Dr. Jusuf Kalo e ka vlerësuar kontributin e delegacionit nga Kosova, që me diskutime aktive i kanë kontribuar suksesit të Konferencës dhe ka shprehur besimin se procesi i akreditimeve të institucioneve shëndetësore do të mund të zbatohet sa më parë edhe në Kosovë.