Planifikimi i nevojave për specializantë të rijn për vitin 2024, sipas lëmive dhe institucioneve

 Të nderuar Drejtorë – Udhëheqës të Institucioneve,

Në emër të Bordit për Shkollim Specialistik, Ministria e Shëndetësisë  ju drejtohet edhe një herë me thirrjen e dytë për planifikimin e specializimeve të reja për vitin 2024, që vlen vetëm për ata që nuk i janë përgjigjur thirrjes së parë (nëntor 2023). 

Luteni që këtë planifikim ta mbështesni në të dhëna objektive që lidhen me kapacitetet aktuale me profesionistët e fushës, infrastrukturën që dispononi dhe projekteve zhvillimore të së ardhmes së afërt. 

Planifikimin duhet të bëhet duke plotësuar rubrikat/kolonat e kërkuara në tabelën bashkangjitur, për ta dërguar më pas të plotësuar në Bordin për Shkollim Specialistik në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili, bazuar në kompetencat që burojnë nga UA 01/2023 më tutje do të bëjë analizën e këtyre nevojave në raport me kapacitetet infrastrukturore e mentoriale për shkollimin e tyre.

Kjo tabelë e plotësuar duhet të dërgohet në formë elektronike në e-mailin e Administratores së BShS – znj Fahrije Marovca (fahrije.marovca@rks-gov.net) deri me datën 12.02.24 ora 15:00.

Nëse këtë planifikim e keni dërguar në thirrjen e parë dhe ai nuk ka ndryshime, nuk ka nevojë që atë ta ridërgoni!

Nese keni ndonje paqartësi, luteni të kontaktoni administratoret e BShS, znj. Marovca ose znj. Dreshaj.

 

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors