Ministri Vitia priti në takim përfaqësuesit e tre komunave veriore

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, sot priti në takim përfaqësuesit e tre komunave veriore të Republikës së Kosovës: Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetimi, Nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Marina Bogojeviq, Drejtoreshën për Shëndetësi në Komunën e Leposaviqit, znj. Marina Zdravkoviq, Drejtoreshën për Shëndetësi në Zubin Potok, znj. Gordana Mihajloviq, si dhe profesionistët shëndetësorë nga Zveçani, znj. Valbona Kelmendi dhe z. Xhevdet Tahiri.
Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe nevojat e sistemit shëndetësor në vendin tonë, veçanërisht në komunat përkatëse.
“Angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë i vazhdueshëm në çdo aspekt, pasi që mbrojtja e shëndetit të secilit qytetar të Republikës së Kosovës është detyrë dhe obligim i yni”, tha Ministri Vitia.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors