Kosova mirëpret Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në funksion të bashkëpunimit rajonal

Ministria e Shëndetësisë priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe partnerë të UNICEF-it, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore dyditore.

Vizita realizohet në Kosovë për të parë nga afër programin për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme, i cili ka filluar të zbatohet në vend këtë vit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të njihet nga afër me modelin që Kosova ka zgjedhur për ofrimin e shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Kujtojmë se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përfshirjen e profesionistëve shëndetësorë në nivelin primar shëndetësor, si: logopedi, psikologu, fizioterapeuti dhe punëtori social, për zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe lehtësimin e barrës së familjeve.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Përmes këtij angazhimi synohet të sigurohet që çdo fëmijë të ketë qasje në shërbime cilësore, të ofruara në kohën e duhur, në mbështetje të zhvillimit të tij të plotë dhe mirëqenies së familjes.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors