Ministri Vitia- Menopauza kërkon informim, mbështetje dhe kujdes shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, mori pjesë në sesionin ndërgjegjësues për menopauzën, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, ku theksoi rëndësinë e informimit, mbështetjes dhe kujdesit shëndetësor për gratë gjatë kësaj faze të jetës.

Në fjalën e tij, ministri Vitia nënvizoi se menopauza është një fazë e natyrshme, por shqetësimet që e shoqërojnë duhet të merren seriozisht dhe të trajtohen me kujdes e respekt.

“Asnjë grua nuk duhet të largohet nga një konsultë me ndjesinë se shqetësimi i saj u zvogëlua në fjalët: ‘Është mosha, do të kalojë.’ Detyra jonë është ta dëgjojmë, ta vlerësojmë me kujdes dhe t’i shpjegojmë çfarë po ndodh dhe cilat mundësi i ka për të marrë ndihmë”, u shpreh ministri.

Duke theksuar se përjetimi i perimenopauzës dhe menopauzës ndryshon nga një grua te tjetra, ai bëri thirrje për kujdes të mbështetur në nevojat individuale dhe në vendimmarrjen e përbashkët me gruan. Gjithashtu, theksoi nevojën për mirëkuptim dhe mbështetje në familje, në institucione dhe në vendin e punës.

Ministri Vitia falënderoi Agjencinë për Barazi Gjinore, Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve, profesionistët shëndetësorë dhe të gjithë kontribuesit për organizimin e këtij sesioni ndërgjegjësues.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors