Shpallet konkursi për shkollim specialistik

Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e konkursit për 313 vende të reja të shkollimit specialistik, të ndara në katër kategori që përfshijnë 40 lëmi.

Përparësi u është dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të menjëhershme të institucioneve shëndetësore rajonale. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë nga buxheti i saj edhe 20 vende për specializim në Mjekësi Familjare.

Që nga viti 2023, janë shpallur katër konkurse për shkollim specialistik. Gjatë kësaj periudhe numri i përgjithshëm i vendeve të shpallura ka arritur në 1.260, me një mesatare prej rreth 360 vendesh në vit.

Risi e këtij konkursi është përdorimi i modulit elektronik për plotësimin e të dhënave që shërbejnë për poentimin e kandidatëve. Aplikantët do t’i regjistrojnë vetë këto të dhëna, ndërsa Bordi për Shkollim Specialistik do t’i verifikojë ato. Ky sistem kontribonë në rritjen e mëtejshme të transparencës së procesit.

Së shpejti do të shpallet edhe konkursi për institucionet shëndetësore private.

Ministria e Shëndetësisë u uron suksese të gjithë aplikantëve në rrugëtimin e tyre profesional!

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors