Vitia dhe Rudolph diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë – Gjermani në shëndetësi

Në takimin e sotëm me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ministri i shëndetësisë, dr. Arben Vitia, prezantoi prioritetet e Ministrisë. Biseda u përqendrua te mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe në forcimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore.

Pjesë e diskutimit ishte edhe marrëveshja ndërmjet organizatës gjermane GIZ dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, e cila parasheh mbështetje për modernizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Ministri Vitia e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors