Zhvillimi i urologjisë pediatrike dhe përmirësimi i shërbimeve për fëmijët mbeten prioritet

Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, mori pjesë në Simpoziumin e Urologjisë Pediatrike, ku u diskutuan metodat bashkëkohore të trajtimit dhe teknikat kirurgjike në këtë fushë.

Ministri Vitia falënderoi Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike për organizimin e simpoziumit dhe i uroi mirëseardhjen profesorit nga Turqia, Abdurrahman Önen, duke vlerësuar kontributin e tij në fushën e urologjisë pediatrike dhe gatishmërinë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tij profesionale me mjekët në Kosovë.

Ministri shprehu dëshirën që vizita të tilla në vendin tonë të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin profesional të ekipeve mjekësore dhe zbatimin e metodave bashkëkohore të trajtimit.

Në fjalën e tij, ministri Vitia theksoi se zhvillimi i mëtejshëm i urologjisë pediatrike në institucionet publike shëndetësore mbetet prioritet, me synimin që çdo fëmijë të diagnostikohet me kohë dhe të ketë qasje në trajtim cilësor.

Në përmbyllje, ministri Vitia falënderoi ekipet mjekësore për kujdesin që u ofrojnë fëmijëve dhe për mbështetjen që u japin familjeve të tyre gjatë diagnostikimit dhe trajtimit.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors