Thirrje institucioneve shëndetësore publike e private në të tri nivelet e sistemit shëndetësor për specializime të reja potenciale

Në kuadër të kompetencave që burojnë nga UA për shkollim specialistik dhe dispozitave që lidhen me shpalljen e konkursit për shkollim specialistik, Bordi për Shkollim Specialistik kërkon nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore që janë në varësinë tuaj, të dërgojnë në formë tabelare nevojat reale për specializantë të ri bazuar në planifikimin e tuaj 5 vjeçar, në raport me shërbimet që aktualisht ofroni (ose planifikoni të ofroni bazuar në projekte të konkretizuara) dhe resurset profesionale në dispozicion.

Kërkesat/ nevojat e institucioneve duhet të jenë të qarta dhe objektive, të shprehura sipas tabelës bashkangjitur.

Tabela e plotësuar dhe nënshkruar mund të dorëzohet fizikisht në zyrën e BSHS në Ministrinë e Shëndetësisë, ose në mënyrë elektronike në email-in e administratores: fahrije.marovca@rks-gov.net.

Afati i fundit për dorëzimin e këtyre kërkesave/ nevojave është data 17.05.2026.

Accessibility Toolbar