Lista preliminare për deklarimet e muajit shkurt 2025

Ju njoftojmë se Komisioni për çmimin e produkteve medicinale ka rishqyrtuar disa kërkesa për ndryshim të çmimeve të produkteve medicinale nga Bartësit e Autorizim Marketingut apo përfaqësuesit e tyre, të cilët kanë aplikuar në muajin shkurt 2025 dhe të cilat kanë shumë rritje të çmimeve të produkteve medicinale në krahasim me çmimin e përcaktuar me vendim të ministrit me nr. 05-10072 datë 23.12.2024, i korrigjuar me vendimin nr. 05-10256 datë 31.12.2024.

Pas rishqyrtimit të këtyre kërkesave të cilët kanë aplikuar në muajin shkurt 2025, gjeni të bashkëngjitur listën e çmimeve të produkteve medicinale të përcaktuara nga Komisioni.

 

Gjithashtu, ju njoftojmë se Komisioni në zbatim të nenit 3 të Ligjit Nr. 08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale për sigurimin me kosto të përballueshme të produkteve medicinale të nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, është në proces të verifikimit të çmimeve të produkteve medicinale përmes burimeve zyrtare nga shtetet e specifikuara sipas dispozitave të nenit 8 paragrafit 2 dhe 3 të Ligjit të çmimit të produkteve medicinale, të deklaruar nga Bartësit e Autorizim Marketingut apo përfaqësuesit e tyre në muajin shkurt 2025, të cilat kanë shumë ngritje/rritje të çmimeve të produkteve medicinale në krahasim me çmimin e përcaktuar me vendim të ministrit me nr. 05-10072 datë 23.12.2024, i korrigjuar me vendimin nr. 05-10256 datë 31.12.2024.

 

Këshillë juridike: Palët e pa kënaqura mund të paraqesin ankesë në Komisioni i ankesave për çmimin e produkteve medicinale brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e publikimit të kësaj liste.

 

 

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors