Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Mikrobiologjisë, me temën “Mikrobiologjia përballë sfidave të reja”, ku theksoi rëndësinë e diagnostikës së avancuar, mbikëqyrjes epidemiologjike dhe forcimit të kapaciteteve laboratorike.
Në Kosovë, për herë të parë është realizuar sekuencimi gjenomik për disa patogjenë me rëndësi për shëndetin publik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po angazhohet në avancimin e diagnostikës, parandalimin e rezistencës antimikrobike dhe përmirësimin e sigurisë së pacientëve.
Ministri Vitia theksoi se investimi në teknologji, kërkim shkencor dhe zhvillim profesional mbetet thelbësor për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Në përfundim, Ministri Vitia falënderoi Shoqatën e Mikrobiologëve të Kosovës për organizimin e konferencës dhe profesionistët shëndetësorë për kontributin e tyre të vazhdueshëm